FOKUS

  • International
  • Photography
  • Award

VLORA DEMIRI

KURATORE E EDICIONIT TË 12-të me temë “TJETRI”

Lindur më 1994, në Gostivar, pas mbarimit të shkollës së mesme në vendlindje, në drejtimin Teknik i Arkitekturës, Vlora Demiri kryen studimet në Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan në Stamboll, departamenti Histori Arti. Studimet postdiplomike i vazhdon në Universitetin Trakya në Edirne.

Në vitin 2017 punon në Muzeun e Artit Bashkëkohorë në Zagreb në departamentin e Kolekcionit (film, video dhe fotografi) dhe në Arkivin Tosho Dabac, ku punon si asistent kuratore në ekspozitat “Tosho Dabac Within the Frame: Heritage photographs ” dhe “Bota e Dramës së Maria Braut” në kuadër të “9th Day of the Archive Tošo Dabac”.

Është drejtoreshë artistike në Galerinë Kult dhe njëherësh PR i Festivalit të Muzikës The Park. Është ligjeruese në puntoritë e fotografisë “Black & White”, “Photography Marathon”, “Krijo botën tënde” dhe bartëse e projekteve të ndryshme për të rinjë që kanë për qëllim ndryshimin social. Gjithashtu është skenariste e filmit të animuar “One more”, dokumentarit “How it feels to be bullied?”, regjisore e filmit të shkurtër “Not myself anymore” dhe ko-producente në filmin e shkurtë “Breakfree”.

Është kuratore e ekspozitave të ndryshme duke filluar nga Ekspozitat Ndërkombëtare të Fotografisë në Galerinë Kult, ekspozita “Përtej kaosit” nga Osman Demiri, “Jeta e njerëzve të rëndomtë” nga Rexhai Hyseni-Xhai etj. Shkrime kritike dhe recensione në katalogjet e ekpozitave të artistëve: Saimir Strati, Reshat Ameti, Rexhai Hyseni Xhai, Osman Demiri, Dije Bllaca, Teuta Imeri, Verim Zendeli, Laureta Vogliqi, Meriton Tahiri, Arlind Bajrami etj., si dhe në ekpozita të ndryshme kolektive.

 

 

 

KURATORË TË FOKUS AWARD


ARBEN ALLIAJ

Arben Alliaj ka lindur në Patos të qytetit të Fierit në vitin 1975. Ai është themelues dhe administrator i “Benart Print” dhe gjithashtu një fotograf dhe dizajner me një karriere të gjatë në Shqipëri.

Arben Alliaj është themelues në vitin 2006 i “Konkursit të Fotografisë Artistike Fokus”, transformuar suksesshëm ndër vite në festivalin “Fokus Award”. Mungesa e aktiviteteve për fotografinë në Shqipëri dhe pasioni për të e nxiti në një nismë të tillë, fillimisht i vetëm me forcat dhe kontributin e tij financiar. Ajo që vlen të theksohet është fakti se menjëherë pas suksesit fillestar të Fokus, Alliaj ftoi emrat më të njohur të fotografisë shqiptare nga të gjitha trevat e saj, të cilët ju bashkuan me shumë përkushtim duke kontribuar më tej në rritjen dhe transformimin e tij në një aktivitet bashkëkohor ndërkombëtar me jehonë dhe rëndësi për artin dhe kulturën shqiptare.

Arben Alliaj është Drejtor Artistik i Fokus Award prej fillimit. Gjithashtu ai ka qënë edhe anëtar jurie i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë

“PreFoto” në Preshevë në vitin 2011 dhe i Konkursit “Forca Rinore” në Ulqin, Mal i Zi në vitin 2012. Ka pjesmarrje në ekspozita të ndryshme si artist ku veçojmë:

Viti 2009 – 2010 Pjesmarrës në ekspozitën kolektive e Arteve Pamore “Çmimi Nëntorit” Gostivar Maqedoni

Viti 2011 – 2012 Pjesmarrës në ekspozitën e  konkusit ndërkombëtar të Fotografisë “Gjon Mili” Prishtinë Kosovë

Viti 2013 – 2014 Pjesmarrës në ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë organizuar nga “Kult Galeri” Maqedoni

Viti 2015 – 2016 Pjesmarrës në Ekspozitë kolektive në Clevenland, Usa. Ekspozite kolektive me fotograf shqiptar Janinë Greqi

Viti 2017 – 2018 Ekspozite kolektive me fotograf shqiptar Puglia, Itali. / Ekspozite kolektive me fotografë shqiptar Budva Mali i Zi

Viti 2020 – 2021 Ekspozite Kolektive “From Myzeqeja with Love” Apoloni, Fier / Ekspozite Kolektive “Non solo Apolonia” në Barleta, Itali.

Gjithashtu është pjesëmarrës në shumë koloni artistike të mbajtura në rajon. Ai është edhe drejtor ekzekutiv i qendres “Albania Fokus”

 


BURIM MYFTIU

Burim Myftiu – MA në Arte Pamore lindur më 1961, në Prizren. Ligjërues, fotograf, kurator dhe artist vizual shqiptaro-amerikan. Është anëtar i Këshillit të Arteve i New Haven në Shtetin Connecticut. Ai është gjithashtu themelues i KIPA – Kosova Images Photo Agency. Ka shërbyer si përfaqesues rajonal ndërlidhës për FIAP -“Federation International de l’Art Photographique”. Në vitin 2003 ai e bashkëthemeloi KAFK – Kolektiv i Artit Fotografik i Kosovës. Myftiu është edhe bashkëthemelues dhe drejtor i DOKUFEST – Festival Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Prizren. Në 2011 u emërua nga Komisioni Evropian, Ambasador i Kultures i Kosovës. Eshte kurator i ekspozitave ndërkombëtare të fotografisë: “Gjon Mili”, 2006 dhe 2010, Galeria Kombëtare, Prishtinë. “DOKUFOTO”, 2002 – 2005, Prizren “Istanbul – Ara Guler”, Galeria Nacionale, 2011, Prishtinë. “Fokus AWARD”, Fier, 2017-2021 “Gjon Mili Photography Days” – Drejtor Artistik/Kurator – 2018, 2019, Korçë. Ai është anëtar i jurive në: festivale të filmit, konkurse të fotografisë dhe iventeve tjera ndërkombëtare. Puna e Burim Myftiut është prezantuar në publikime, libra, galeri, koleksione dhe ekspozita të fotografisë në Shqipëri, Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Projektet e tij afat gjata janë: Trance, Remembrance, Symbiosis, Monophase, Missing, Strada. Është i përfaqësuar nga Galeria PABA, në New York dhe New Haven, Connecticut. Disa nga ekspozitat e veçuara: “Kosova Mon Amour”, Galerinë Ndërkombëtare e Arteve, Yale, New Haven, Connecticut, SHBA, 2000. “Broken Dreams” Museum Künstlerhaus, Bregenz, Austria, 2009. “Utopia në Kaos”, Galeria Nacionale e Kosovës, 2010. “Missing” Merinos Gallery, Bursa Photo Festival, 2011. “Trance” Lea Gallery, University of Findlay, Findlay Ohio, 2018. “Remembrance” Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut “ Çifte Hamam”, Shkup, 2021. Burim Myftiu jeton dhe punon në SHBA dhe Kosovë. www.myftiu.com

 

 

 


 

SAIMIR AHMETI

Saimir Ahmeti  ka lindur ne 01 Janar 1973 ne Fier.

1991 perfundon Liceun Artistik “Jakov Xoxa”. Fier ku studioi per violine.

1995 diplomohet per “Menaxhim Arti” ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane.

1998 – 2018 Menaxher i Teatrit “Bylis” Fier

2018 – 2021 Menaxher i Drejtorise se Artit dhe Kultures, Bashkia Fier

2006 – Themelohet Shoqata “ANTIK” dhe Saimir Ahmeti zgjidhet kryetar i saj.

  • Kurator i “Pogradec International Colony”, ne Pogradec, (2010 – 2021)
  • Kurator i “Apolo Art Colony” ne Fier (2010 – 2021)
  • Kurator i “ADRIA-WEALTH”, Koloni Nderkombetare e Fotografise Artistike (2016)
  • Kurator i “International Women’s Day Exhibition”, (2016 – 2021)
  • Menaxher i “FOKUS AWARD” 2007 – 2021

 

  • Ekspozita Personale si fotograf:

Prishtine, Kosove, Gostivar Maqedoni ( Kult Gallery) / Kavadarci, Maqedoni ( Galeria e qytetit ) / Negotino, Maqedoni (Galeria e qytetit) / Fier, Shqiperi (Galeria e qytetit) / Novi Pazar, Serbi (International University’s Gallery) / Shkup, Maqedoni ( Galeria Kombetare – Mala Stanica ) / Elbasan, Shqiperi (Real Scampini) / Riga, Letoni (The Association of Architect’s House) / Zagreb, Kroaci ( “Galeria Zvonimir ).

Pjesemarres ne dhjetra ekspozita kolektive ne Ballkan dhe Europe si dhe pjesemarrje ne Koloni dhe Rezidenca Arti. Çmimi “Foto me e Mire” ne konkursin: “Çmimi i Nentorit”, ne Gostivar, Maqedoni (2015). Menaxher i dhjetra shfaqjeve te vena ne skenen e Teatrit  “Bylis” ne periudhen (1998 – 2021). Organizator i shume aktiviteteve ne artit skenik, muzikor, balet etj. Drejtues i dhjetra projekteve te Shoqates ANTIK ne periudhen (2006 – 2021)


 

ELTON KORITARI

Elton Koritari lindur në Tiranë në vitin 1977. Elton Koritari është bashkëthemelues dhe administrator i EJAlbum, një hub i rëndësishëm  i artit pamor në Shqipëri, fokusuar në fotografi, ku ka një aktivitet të gjërë prej 15 vitesh dhe ku ndër të tjera përfaqëson disa prej kompanive më të mira botërore të sektorit.

Elton Koritari punon prej vitesh në Industrinë Kreative duke ndërtuar projekte arti, duke drejtuar fushata komunikimi, kryesisht të fokusuara drejt komuniteteve, aktivizimit social dhe edukimit vizual dhe natyrisht duke organizuar dhe kuruar evente, takime, punëtori dhe ekspozita arti. Në 2018

Elton Koritari ka prezantuar Shqiperinë në La Biennale di Venezia si kurator i pavijonit me projektin “Zero Space”, prej vitit 2019 është bashkëthemelues i “Onufri Remade”, prej vitit 2015 është autor dhe bashkëkurator i projektit “Knots – 163 Albanian Contemporary Artists in Imago Mundi”, për të veçuar vetëm disa prej tyre.

 

 

 

 

 

 

 


OSMAN DEMIRI

Osman Demiri lindur më 1965, Kumanovë. Jeton dhe vepron në Gostivar

Shkolla e Mesme Fashion Design. Fakulteti Filologjik në Shkup. Shkolla e Fotografisë “John Kaverdash Scool” në Milano. Master në Universitetin për Film dhe Arte Audiovizuele, drejtimi “Kamera Filmike” në Shkup. Bashkëpunëtor i gazetës “FLAKA”, Redaktor i Javores “JETA”, korespondent i gazetës RILINDJA. Drejtor fotografie në filmat “Maratona”, “Aksioni”, “Ditari” dhe filma dokumentar “Fshati im”, “Një jetë për liri”. Regjisor i filmave të shkurtër “Heroi”, “Rruga”, “Portreti” dhe pjesmarrës në disa festivale. Anëtar jurie dhe kurator në konkurse dhe ekspozita të fotografisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Turqi, Bullgari etj. Ligjerues i Fotografisë në Universitetin e Tetovës. Themelues i Shkollës Verore të Fotografisë “Qyteti im” dhe My Way”. Ish kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të

Maqedonisë së Veriut Draudacum. Drejtor i Galerisë KULT.

 

Ekspozita personale në:

Gostivar, Tetovë, Prizren, Shkup, Prilep, Veles, Milano, Guidizzolo, Salsburg, Boston, Maribor, Beograd, Novi Sad, Berat, Korcë, Stamboll, Antalia, Brisel, New York, Prishtinë, Tiranë, Preshevë, Suharekë etj. Mbi 150 ekspozita kolektive në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë.

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy