FOKUS

  • International
  • Photography
  • Award

 

BURIM MYFTIU

Burim Myftiu – MA në Arte Pamore lindur më 1961, në Prizren. Ligjërues, fotograf, kurator dhe artist vizual shqiptaro-amerikan. Është anëtar i Këshillit të Arteve i New Haven në Shtetin Connecticut. Ai është gjithashtu themelues i KIPA – Kosova Images Photo Agency. Ka shërbyer si përfaqesues rajonal ndërlidhës për FIAP -“Federation International de l’Art Photographique”. Në vitin 2003 ai e bashkëthemeloi KAFK – Kolektiv i Artit Fotografik i Kosovës. Myftiu është edhe bashkëthemelues dhe drejtor i DOKUFEST – Festival Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Prizren. Në 2011 u emërua nga Komisioni Evropian, Ambasador i Kultures i Kosovës. Eshte kurator i ekspozitave ndërkombëtare të fotografisë: “Gjon Mili”, 2006 dhe 2010, Galeria Kombëtare, Prishtinë. “DOKUFOTO”, 2002 – 2005, Prizren “Istanbul – Ara Guler”, Galeria Nacionale, 2011, Prishtinë. “Fokus AWARD”, Fier, 2017-2021 “Gjon Mili Photography Days” – Drejtor Artistik/Kurator – 2018, 2019, Korçë. Ai është anëtar i jurive në: festivale të filmit, konkurse të fotografisë dhe iventeve tjera ndërkombëtare. Puna e Burim Myftiut është prezantuar në publikime, libra, galeri, koleksione dhe ekspozita të fotografisë në Shqipëri, Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Projektet e tij afat gjata janë: Trance, Remembrance, Symbiosis, Monophase, Missing, Strada. Është i përfaqësuar nga Galeria PABA, në New York dhe New Haven, Connecticut. Disa nga ekspozitat e veçuara: “Kosova Mon Amour”, Galerinë Ndërkombëtare e Arteve, Yale, New Haven, Connecticut, SHBA, 2000. “Broken Dreams” Museum Künstlerhaus, Bregenz, Austria, 2009. “Utopia në Kaos”, Galeria Nacionale e Kosovës, 2010. “Missing” Merinos Gallery, Bursa Photo Festival, 2011. “Trance” Lea Gallery, University of Findlay, Findlay Ohio, 2018. “Remembrance” Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut “ Çifte Hamam”, Shkup, 2021. Burim Myftiu jeton dhe punon në SHBA dhe Kosovë. www.myftiu.com

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy