News & Press
Objektivi i kësaj kategorie është të paraqesë një vlerë informative dhe dokumentare. Kategoria përfshin të gjitha fotot nga ngjarjet, portreti në ngjarje, aksionin, sportet, fotot me mesazh social dhe fotot që janë realizuar për qëllime ilustrimi të përmbajtjes mediatike. Një fotografi në këtë kategori duhet të përfshijë një përshkrim të shkurtër dhe është shumë e rëndësishme që fotografia përmes lëvizjes dhe kompozimit të dërgojë një mesazh për ngjarjen për të cilën është bërë.
Fotografitë duhet të jenë bërë në periudhen kohore 2021 – 2024. Janë të pranueshme përmirësimet e mëposhtme të fotografisë: prerja, ndryshimet e kontrastit dhe ekspozimit, korrigjimi i ngjyrave, desaturimi, HDR, përzierja e dy ose tre kornizave në një, por nga i njëjti vend dhe i njëjti kornizë kohore. Nuk janë të pranueshme: Importimi i elementeve nga fotografi të tjera, apo nga e njëjta skenë në një ditë tjetër, apo përdorimi i ndonjë teknike tjetër që nuk përmendet në listën e ndërhyrjeve të lejuara. Jane te ndaluara fotografite e krijuara nga inteligjenca artificiale. Ju mund te aplikoni vetem me nje foto per kete kategori.
Fituesi shperblehet me 1000 Euro