FOKUS

  • International
  • Photography
  • Award

 

ELTON KORITARI

Elton Koritari lindur në Tiranë në vitin 1977. Elton Koritari është bashkëthemelues dhe administrator i EJAlbum, një hub i rëndësishëm  i artit pamor në Shqipëri, fokusuar në fotografi, ku ka një aktivitet të gjërë prej 15 vitesh dhe ku ndër të tjera përfaqëson disa prej kompanive më të mira botërore të sektorit.

Elton Koritari punon prej vitesh në Industrinë Kreative duke ndërtuar projekte arti, duke drejtuar fushata komunikimi, kryesisht të fokusuara drejt komuniteteve, aktivizimit social dhe edukimit vizual dhe natyrisht duke organizuar dhe kuruar evente, takime, punëtori dhe ekspozita arti. Në 2018

Elton Koritari ka prezantuar Shqiperinë në La Biennale di Venezia si kurator i pavijonit me projektin “Zero Space”, prej vitit 2019 është bashkëthemelues i “Onufri Remade”, prej vitit 2015 është autor dhe bashkëkurator i projektit “Knots – 163 Albanian Contemporary Artists in Imago Mundi”, për të veçuar vetëm disa prej tyre.

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy