STREET PHOTOGRAPHY
Objektivi i kësaj kategorie është të portretizojë jetën e përditshme. Kategoria i referohet të gjitha skenave që në mënyrën më të gjallë portretizojnë ngjarjet e përditshme të njerëzve dhe jetën e tyre ashtu si edhe zakonet, traditat, mënyrën pra të të jetuarit të popujve kudo nëpër botë.
Fotografitë duhet të jenë bërë në periudhen kohore 2020 – 2022. Janë të pranueshme përmirësimet e mëposhtme të fotografisë: Prerja, ndryshimet e kontrastit dhe ekspozimit, korrigjimi i ngjyrave, desaturimi. Nuk janë të pranueshme: Importimi i elementeve nga fotografi të tjera, klonimi dhe fshirja e pjesëve të fotografisë, ose përdorimi i ndonjë teknike tjetër që nuk përmendet në listën e ndërhyrjeve të lejuara.